Rritet numri i viktimave nga bombardimet ruse në qytetet e Ukrainës, mes të vdekurve nëna me vajzën 3-vjeçare

Ka shkuar në 12 numri i viktimave nga sulmet me raket ruse ndaj qytetetve të ndryshme në të gjithë Ukrainën.

Në orët e para të mëngjesit sot, Rusia ka nisur një valë të re sulmesh ajrore kundër qyteteve në të gjithë Ukrainën, përfshirë Kievin, duke lënë të paktën 12 të vdekur, raporton BBC.

Dhjetë civilë vdiqën në qytetin qendror të Umanit pasi raketat goditën pallatet ku ata jetonin, mdërsa dy të tjerë humbën jetën në qytetin e Dnipros, një grua dhe vajza e saj 3-vjeçare.

Sulmet po ashtu shkaktuan dëme të mëdha në ndërtesën e një kompanie private, tha ai. Mbrojtja ajrore ukrainase arriti të rrëzonte shumicën e raketave që shënjestruan Kievin, tha kreu i administratës ushtarake për rajonin e kryeqytetit, Serhiy Popko.

“Sipas të dhënave të para, 11 raketa janë shkatërruar në hapësirën ajrore të Kievit. Edhe dy dronë janë rrëzuar”, shtoi Popko.
Një linjë elektrike është dëmtuar dhe infrastruktura civile po ashtu ka pësuar dëme.

Shpërthime janë raportuar edhe në Kremençuk dhe Potava në Ukrainën qendrore, dhe në Mikolajiv, në jug të shtetit. Komanda e forcave ajrore ukrainase më pas raportoi se sulmet ruse ndaj qyteteve ukrainase janë kryer me avionët luftarakë strategjikë të llojit Tu-195, që janë nisur nga rajoni i detit Kaspik.

Komanda tha se mbrojtja ajrore ukrainase ka shkatërruar 21 nga 23 raketat e lëshuara dhe dy dronë në rajonet qendrore, lindore dhe jugore të Ukrainës.

Që nga nisja e pushtimit shkurtin e vitit të kaluar, Rusia ka mohuar se shënjestron civilët, pavarësisht provave që dëshmojnë të kundërtën./albeu.com/