Koronavirusi në SHBA, 918 të vdekur në orët e fundit
Koronavirusi shton vrullin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në orët e fundit janë raportuar 918 të vdekur.

Me shifrat e fundit shkon në 6988 numri i viktimave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar 27737 raste të reja të të prekurish, duke çuar në total në 272.614 numrin e të prekurve.

Shtimi i shpeshtë i rasteve ngushton hapësirën për të trajtuar me ventilatorë pacientët, duke bërë që autoritetet të shtojnë thirrjet për që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.
Shtuar më 03/04/2020, ora 23:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori