Koronavirusi mund të jetojë në maskë deri në 7 ditë, hidheni pas përdorimit!
Koronavirusi mund të jetojë në pjesën e jashtme të maskave kirurgjikale deri në 7 ditë, në rast se do të kishte ekspozim me të.

Kjo, megjithatë, nuk do të thotë se fuqia virale përgjegjëse për infektimin, pas një jave të jetë e mjaftueshme që të pushtojë organizmin dhe të shkaktojë Covid-19, infeksionin e shkaktuar nga patogjeni i hapur në Kinë.

Lajmi njoftohet një grup kërkuesish të Fakultetit të Mjekësisë LKS të Universitetit të Hong Kongut.

Shkencëtarët të drejtuar nga profesor Leo LM Poon, i cili jep mësim në Shkollen e Shëndetit Publik të universitetit aziatik, kanë dal në këtë përfundim pasi kanë kultivuar virusin në laborator (për të paktën 2 javë) dhe pasi e kanë kaluar nëpër disa teste rezistence.

Kërkuesit e kanë ekspozuar patogjenin në temperatura të ndryshme dhe kushte lagështire, duke zbuluar se ai rezulton veçanërisht i stabilizuar në rreth 4 gradë celsius.

Shtuar më 09/04/2020, ora 23:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori