Një tjetër
mjek ka humbur betejën me koronavirusin në vendin tonë.
Bëhet fjalë për mjekun Hidajet Deda, nga Kavaja. Ai është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare, pasi kishte më shumë se 40 ditë që vuante nga
koronavirusi.
Më pas ai ishte negativizuar, por prej rreth 20 ditësh ndodhej në një spital privat ku oksigjenohej në periudhën
post Covid-19.
Sipas të afërmve
mjeku ka pasur probleme pulmonare
post Covid19, të cilat dyshohet se i kanë marrë jetën.
Aktualisht
mjeku i njohur ishte në pension por për shkak të nevojës spitalit të Kavajës për
mjek, ai kishte vendosur të rikthehej në shërbim të pacientëve.
Shtuar më 29/11/2020,
ora 11:52