Covid 19 i ka marrë jetën doktoreshës së pneumologjisë
Flutura Hashorva. Mësohet se mjekja ka ndërruar jetë ditën e djeshme në
spitalin “
Shefqet Ndroqi”.
Prej 48 viteshHashrova ishte në profesionin e pneumologes, ku fillimisht shërbeu në Sanatorium, Dispanceri, dhe më pas në një klinikë private në Tiranë.
Lidhur me këtë ndarje nga jeta, kanë reaguar dhe miq e të afërm të doktoreshës, të cilën shprehen se ajo u
shqua gjithnjë për
profesionalizmin dhe komunikimin e saj të mirë me kolegët e pacientët.
“Edhe nje lajm tjeter i keq per komunitetin e mjekeve. Sot u nda nga jeta dr
Flutura Hashorva, pneumologe, e cila sherbeu ne pavionin e pare te pneumologjise prane QSUT sebashku me te nderuarin Prof Elez Selimin.
Ne vitin 1983 u transferua ne
spitalin e mushkerive , ish sanatoriumi e me pas prane dispancerise se Tiranes. Dr
Flutura u
shqua gjithmone per
profesionalizmin e saj, komunikimin e mire si me koleget dhe pacientet. Ajo dha kontributin e saj ne luften kunder ketij virusi te tmershem deri diten qe u infektua dhe vete. Koleget me te cilet punoi per shume vite ne
spitalin universitar
Shefqet Ndroqi u perpoqen shume por nuk e shkeputen dot nga kthetrat e vdekjes.
Do ta kujtojme gjithmone kolegen, shoqen dhe miken tone te dashur. Te qofte dheu i lehte e dashur
Flutura!”, shkruan një prej mikeshave të saj.
Shtuar më 10/12/2020,
ora 08:27