Koronavirusi i merr jetën kreut të Institutit të Ndërtimit
Kreu i InstitutitNdërtimit, Agron Hysenlliu ka humbur betejën me koronavirusin.

Hysenlliu ishte i shtruar prej ditësh në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Ai ishte futur në intubim pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Familjarët bënë thirrje më herët për ta dërguar në Turqi për mjekim më të specializuar, pasi gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të shpejtë por ishte e pamundur.
Shtuar më 15/11/2020, ora 10:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori