Koronavirusi i merr jetën ish-deputetit të PS

Ish-deputeti i PS-së dhe mundësi i njohur, Shkëlqim Troplini ka humbur jetën sot si pasojë e infektimit me Covid-19.

55-vjeçari prej ditësh ishte infektuar me Covid 19, por mbrëmjen e së dielës duket se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Mësohet se për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ai është dërguar në urgjencën e spitalit të Durrësit, por fatkeqësisht për shkak të komplikacioneve që ka shfaqur nuk ka mundur të mbijetojë.

Deri më tani, numri i viktimave në vendin tonë nga koronavirusi ka shkuar në 560.
Shtuar më 09/11/2020, ora 11:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori