Koronavirusi "bllokon" Italinë, qeveria merr masat ekstreme
Qeveria italiane ka vendosur të ndalojë lëvizjet në zonën e Lombardisë pas përhapjes së koronavirusit. Kështu, nga vendimi i qeverisë italiane një ditë më parë, ndalohen lëvizjet në provincat Modena, Parma, Piacenza, Reggio Emilia, Rimini; Pesaro dhe Urbino; Venecia, Padova, Treviso; Asti dhe Alessandria.

“Shmangni absolutisht çdo lëvizje brenda dhe jashtë territoreve të përmendura në këtë dekret përveç për situata emergjente”, thuhet në vendimin e qeverisë italiane.

Gjithashtu ndalohet lëvizja e atyre që janë vendosur në karantinë në vendbanimin e tyre.

Në vendim pezullohen të gjitha aktiviteteve sportive dhe aktivitete të tjera, ndërsa edhe në rastet kur zhvillohen në ambiente të mbyllura si sallat e sportit, ndalohet rreptësisht prania e publikut.

“Në të gjitha rastet e tilla, shoqatat dhe klubet sportive, me anë të stafit të tyre mjekësor, janë të detyruar të kryejnë kontrolle të përshtatshme për të përmirësuar rrezikun e përhapjes së virusit COVID-19 në mesin e atletëve, teknikëve, menaxherëve dhe të gjithë personave shoqërues”, thekson vendimi.

Vendimi prek edhe zonat malore si teleferikët. Masat ekstreme përfshijnë edhe vendet e adhurimit si kishat, të cilat do të hapen në mënyrë të kushtëzuar. “Ceremonia civile dhe fetare janë pezulluar, përfshirë edhe ato funerale”, thuhet në vendim.

Rajonet në fjalë janë të banuara nga rreth 15 milion banorë.

Numri i rasteve në Itali u rrit me 1,247 në 24 orët e fundit, tha agjencia e mbrojtjes civile në Itali. Kjo e rrit numrin e të prekurve në 5,883 raste. 36 persona të tjerë vdiqën në rajon, duke e çuar në total numrin e të vdekurve 233.


Shtuar më 08/03/2020, ora 08:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori