Koronavirusi, ambasada e SHBA-së: Lajm i mirë që nuk ka shpërthim të infektimeve
Ambasada amerikane reagoi me një deklaratë në lidhje me situatën në vendin tonë. Sipas tyre, ka një lajm të mirë, pasi nuk ka rritje shpërthyeseinfektimeve.

Përmes një mesazhi në "Facebook", ambasada amerikane iu bën thirrje të gjithë shqiptarëve të respektojnë masat e marra, pasi sipas saj, po japin rezultat në luftën kundër COVID-19.

DEKLARATA E AMBASADES SE SHBA

Ka qenë një javë e vështirë - por lajmi i mirë është që nuk po shohim një rritje shpërthyeseinfektimeve. ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME QË TË RESPEKTOHEN MASAT QË JAPIN REZULTAT: distancimi fizik, të qëndruarit në shtëpi, larja e duarve, mbështetja emocionale e njëri-tjetrit.

Falënderim i pamasë për ju, punonjësit e vijës së parë që po ndihmoni në mbrojtjen e të gjithë Shqiptarëve: punonjës të shëndetit, punonjës të policisë, punonjës të bizneseve jetikë, punonjës të shpërndarjes, ofrues të shërbimeve thelbësore - por veçanërisht mirënjohës për punonjësit e shëndetësisë! Respekti ynë më i madh për ju.
Shtuar më 29/03/2020, ora 15:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori