Korçë, përplasje me armë në qëndër të qytetit
Kryeplaku i fshatit Dërsnik në Korçë është konfliktuar me një polic të pikës kufitare të Kapshticës, duke qëlluar në drejtim të tij.

Ngjarja është shënuar në qendër të qytetit të Korçës, pak metra larg komisariatit të këtij qyteti, por pa shkaktuar të lënduar. Mësohet se kryeplaku i fshatit Dërsnik dhe polici kufitar Isa Bregu, kanë debatuar fillimisht në një lokal dhe pas daljes prej andej janë konfrontuar fizikisht.

Më pas kryeplaku ka qëlluar në drejtim të policit kufitar me pistoletë, por fatmirësisht pa e lënduar atë. Policia e Korçës bën të dituar se po punohet për ndalimin e të dy personave të përfshirë në konflikt. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2013, ora 16:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori