Korçë, nis debati për kreun e FRESSH
Në Korçë të premten nisi debati mes 6 kandidatëve për kreun e FRESSH, ku i pranishëm është edhe kryetari i PS, Edi Rama. Në fjalën e tij Rama është shprehur se, kjo është një eksperiencë e re për të rinjtë dhe atë vetë.

“Ne do të nisim në Korçë një maratonë debatesh dhe jo një betejë përleshjesh”, u shpreh Rama.

Nisja e garës për kryetarin e ri të forumit eurosocialist u shpall të shtunën e kaluar në kodrat e liqenit, në Tiranë, ku të rinjtë u mblodhën së bashku.

Kjo është një eksperiencë e re për ju dhe për mua. Ne do të nisim në Korçë një maratonë debatesh dhe jo një betejë përleshjesh. Rama u drejtoi të rinjve një fjalim me karakter të theksuar politik dhe elektoral. Duke përmendur shumë nga pikat e programit që Partia Socialiste po përgatit për qeverisjen e vendit, kreu i opozitës kërkoi që ky dokument politik për një Rilindje Shqiptare të mishërojë edhe rrugën e të rinjve drejt sfidave të ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 11/05/2012, ora 18:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori