Korçë, masivi i dheut vret dy punëtorë
Dy persona kanë humbur jetën pasditen e sotme në vendin e quajtur “Hollme” në fshatin Qinam-Ersekë. Shtetasit Bujar Avdyli 59 vjeç, banues në Qinam-Ersekë dhe Pandi Prifti 64 vjeç banuesfshatin Shtike-Ersekë ishin duke punuar tek gurrorja, kur në momentin që do merrnin çakull është shkëputur një masiv dheu.

Sipas burimeve të policisë, nga veprimet hetimore proceduriale ngjarja rezulton të jetë aksidentale.
Shtuar më 04/03/2011, ora 21:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori