Korçë: Gjykata lë në burg 3 të rinjtë që vranë 86-vjeçaren
Arkiv
Gjykata e qytetit të Korçës ka lënë në në “arrest me burg” tre të rinjtë që akuzohen nga prokuroria si autorë të vrasjes së 86 vjeçares nga qyteti i Devollit.

Trupi gjykues i kësaj gjykate pas seancës ka vendosur të lërë në burg 3 të rinjtë Ergys Rushitaj 18 vjeç, M.K., 17 vjeç dhe 19-vjeçarin Taulant Muka.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Poloskë të rrethit të Devollit ku 3 të rinjtë kanë hyrë për të vjedhur në banesën e 86-vjeçares dhe në momentin që janë parë prej saj e kanë goditur me mjete të forta, duke i shkaktuar vdekjen.

Trupi i pajetë i të moshuarës është gjetur nga fqinjët e saj të cilët më pas kanë njoftuar edhe policinë e cila ka shkuar mënjëherë në vendngjarje. Pas hetimeve të policisë u bë i mundur edhe identifikimi dhe më pas kapja e autorëve të vrasjes së të moshuarës të cilët dolën sot para togave të zeza./albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori