Korçë, gjëndet i vdekur një 23 vjeçar
Një ri është gjetur i vrarë në fshatin Damjanec në rrethin e Korces. Viktima është gjetur rreth mesnatës së kaluar në pyllin e fshatit nga banorët e zonës. Ndërkohë që mësohet se personi i vdekur ishte rreth moshës 23 vjeçare.

Nga burime të policisë së këtij qyteti bëhet e ditur se në trupin e viktimës ka plagë të shkaktuara nga armë zjarri dhe paraprakisht dyshohet se ai është qëlluar me pushkë.

Nga hetimet e para të kryera nga policia dyshohet se i riu mund të jetë vetvrarë por nuk hidhet poshtë edhe pista e vrasjes./albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 08:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori