Korçë, 5 firmëtarët e deklaratës së Pavarësisë "Qytetar Nderi"
Këshilli bashkiak i Korçës i ka dhënë titullin "Qytetar Nderi" pesë firmëtarëve të deklaratës së Pavarësisë së vendit. Akordimi i këtij titulli vjen në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit.

Pandeli Cala, Thanas Floqi, Dhimitër Zografi, Dhimitër Mbroja Emanoli, dhe Dhimitër Berati morën sot këtë titull, ndërsa firmëtari i gjashtë nga Korça, Spiridon Ilo është nderuar më herët. /albeu.com/

Shtuar më 24/11/2012, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori