Korçarët drejt zgjedhjeve për kryebashkiakun e ri
Pas dorëheqjes së kryetarit Niko Peleshi i cili tashmë mban postin e zv/kryeministrit, Bashkia e Korçës pritet të
zhvillojë në mesin e muajit tetor zgjedhjet për kreun e ri të kësaj bashkie.


Kushtetuta sanksionon se një anëtar qeverie nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore. Në këto kushte, kreu i shtetit duhet të shpallë datën e zgjedhjeve për kryetar të Bashkisë Korçë. Sa i takon afateve të mbajtjeszgjedhjeve të pjesshme lokale, Kodi Zgjedhor përcakton në nenin 10 se, “në rast të ndërprerjes së mandatit, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit”. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2013, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori