Korça dhe Pogradeci janë qytetet që kanë përfituar rreth 90 milionë
euro nga qeveria
gjermane me partnere BE-në dhe Zvicrën për përmirësimin e sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimeve.
'Kemi perfunduar
fazen e pare qe do te vazhdoje me
fazen tjeter ne të gjitha komunat e fshatrat perreth dy
qyteteve. Po ashtu gjatë bisedimeve që patëm në muajin shtator kemi miratuar fondin për 2 vitet që vijnë, një fond që shkon në rreth 31 mln
euro', thotë ambasadorja
gjermane Carola Muller Holtkemper.
Projekti ka bërë të mundur furnizimin me ujë 24 orë të këtyre
qyteteve dhe trajtimin e ujërave të ndotura veçanërisht eliminimin e derdhjes së patrajtuar të tyre në liqenin e Ohrit, ndër pasuritë më të veçanta natyrore në botë. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2012,
ora 16:19