KORÇË/ Shënohet viktima e katërt nga i ftohti
Pëlqej
Sot është shënuar viktima e katërt nga i ftohti në vendin tonë.

Ngjarja ka ndodhur në Korçë, ku është gjetur i vdekur një 60 vjeçar në lagjen nr. 10.

"Më datë 10.01.2017, rreth orës 10:35, jemi njoftuar se në lagjen nr 10 në Korçë, është gjetur i vdekur një shtetas, rreth 60 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk dihet", bën me dije policia e Korçës.

Tashmë është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për të zbardhur shkaqet e vdekjes dhe rrethanat e ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2017, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori