Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident ka ndodhur sot në Tiranë në zonën e TEG-ut. Një makinë është përplasur me një motomjet dhe për pasojë drejtuesi i këtej të fundit ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.03.2022, në afërsi të TEG-ut, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin B. D., me një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, dhe si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 24.03.2022 16:29