Kopështi Zoologjik i dalë nga ferri! Mediat britanike bëjnë rezil Shqipërinë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një luan i sëmurë nga sytë që nuk lëviz asgjë, një zebër e vetmuar dhe një ujk i tromaksur! Këto janë kafshët">kafshët në "Safari Park" në Fier, për të cilat ka shkruar Daily Mail duke theksuar keqtrajtimin e madh të kafshëve që bëhet në Shqipëri.

"Safari Park është një Kopësht Zoologjik privat në hyrje të qytetit të Fierit, në jug të Shqipërisë. Autoriteteve shqiptare i kërkohet që të ndërhyjnë urgjentisht në këtë park me kafshë që të kequshqyera dhe të keqtrajtuara", shkruan britanikja duke vijuar: Kafshë të tjera si një zebër, një ujk apo një dre gjenden në të vetmuara në kafaze të vegjël pa ushqim.

"Kafshët">Kafshët mbahen në kushte skandalose me kafaze betoni të rrethuara nga jashtëqitja e tyre. Luani duket se ka një problem me syrin, përveç se është totalisht i kequshqyer", vijon media britanike duke theksuar se fotot i kanë shkuar nga një fotograf anonim. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2018, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori