Moderatorja e provokon hapur, “shpërthen” Jonida Maliqi: Hë bëje pyetjen

Këngëtarja Jonida Maliqi ishte e ftuar dje në emisionin ‘Ftesë në 5’, ku foli për karrierën e saj.

Në një moment moderatorja Bieta Sulo u mundua ta sillte temën tek jeta private e Jonidës për të kuptuar nëse ajo është në një lidhje apo jo.

Bieta: Po presim çdo muaj një këngë?

Jonida Maliqi: Mendoj që këtë vit do të kemi materiale muzikore, së fundmi kam realizuar një këngë në Prishtinë, do kem një bashkëpunim me Dj Sardin. Do vij jo aq dramatike sa kam ardhur ndër vite po mundohem eksploroj.

Bieta: Po si shpjegohen këto ndjesi të reja Jonida?

Jonida Maliqi: Vijnë nga energjia e mirë.

Bieta: Nga buron?

Jonida Maliqi: Hë bëje pyetjen.

Bieta: Unë kërkoj rrënjët.

Jonida: Bieta unë mendoj që njeriu duhet të gjejë një balancë me jetën personale me profesionalen.


Shtuar 17.02.2022 10:17