Konventa, Rama-Meta: Bashkë për një fitore plebishitare
Gjatë punimeve të Konventës kreu i Partisë Socialiste Edi Rama premtoi se më 23 qershor do sjellë ndryshimin, duke realizuar zgjedhje historike.

"Kemi vullneti të garntojmë ndryshimin më 23 qershor. Zgjedhejt do jenë po aq historike sa ato të 22 marsit 1992, populli shqiptar i dha një votë plebishitare ndryshimit rrënjësor në 1992, në 23 qershor populli shqiptar me një tjetër votë plebishitare do mbyllë kapitullin e rrënimit dhe do hapë kapitullin e shpresës dhe ëndrrave që do bëhen realitet me Shqipërinë Europiane", tha ai.

Pas 23 qershorit tha kryesocialisti, në Shqipëri do qeverisë shumica natyrale. "Më 23 qershor bashkimi ynë i kthen Shqipërisë të drejtën natyrale për tu qeverisur nga shumica dërrmuese, për të mos mbetur kurrë më peng i pakicës".

Ai ftoi më tej çdo shqiptar, të zgjedhin për udhëtim një vagon në trenin që niset drejt Europës. "Qytetarët të zgjedhin vagonin që duan por të mos e ngatërrojnë me trenin e mallrave që po shkon drejt humnerës, ai le të shkojë se aty e ka vendin por të mos marrë me vete shqiptarët e ndershëm", tha ai.

Dy alternativa ka, vijoi kreu i selisë rozë, "Me trenin e qytetarëve drejt Europës ose me trenin e mallrave drejt humnerës", duke mbyllur me këtë fjalë edhe punimet e ditës së sotme të kësaj konvente. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2013, ora 14:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori