Jordi Alba: Barcelona duhet me patjetër të rinovojë kontratën e Dembele

Jordi Alba beson se Barcelona duhet të rinovojë kontratën me Ousmane Dembele, pasi anësori vazhdon formën e tij të shkëlqyer të kohëve të fundit.

Dembele, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni, ka qenë në ngecje në bisedimet e tij të negociatave me Barcelonën, kryesisht që kur klubi donte ta hiqte qafe në janar.

Megjithatë, 24-vjeçari ka pasur një ringjallje që nga merkatoja e janarit, me shtatë asistime dhe një gol në pesë ndeshjet e tij të fundit në La Liga Santander.

“Unë mendoj se ata duhet të rinovojnë kontratën e Dembeles”, tha Alba për “El Larguero”. “Në pozicionin e tij, ai është një nga më të mirët në botë deri tani.

“Ai është i motivuar dhe nuk e di se çfarë do të bëjë, por shpresoj që të qëndrojë”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 24.03.2022 12:36