Konventa e PS, Rama: Pse Shqipëria sot shkon në drejtimin e gabuar
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama u shpreh sot se konventa e PS-së e cila hapi sot punimet do të shërbejë për tu dhënë përgjigje pyetjeve të qytetarëve dhe për t’i njohur ata me angazhimet dhe propozimet e socialistëve, për ta kthyer Shqipërinë, siç tha ai, në drejtimin e duhur.

“Në çfarë Shqipërie duam të jetojmë, cila është zgjedhja që do të bëjnë shqiptarët më 23 qershor. Ku ndryshojnë në të vërtetë vizionet, idetë, rrugët e të tjerëve me rrugën e PS. Pse Shqipëria sot shkondrejtimin e gabuar, çfarë propozojmë ne për kthimin e vendit në drejtimin e duhur. Çfarë do të bëjmë ne për ta zbrapsur krimin, si do ta ndalim rritjen e mëtejshme të papunësisë. Pse ne socialistët nuk e pranojmë taksen e sheshtë. Si do ta transformojmë ne sistemin e taksave. Cili do të jetë statusi i ri social i sipërmarrësit falë politikës sonë të re mbi sipërmarrjen. A do ta vendosim ne drejtësinë dhe rendin. Ku po shkon gjenerata e re. Çfarë do të ndryshojë për mësuesit, po për prindërit, si do të bashkëpunojë qeveria jonë me komunitetin për të rritur cilësinë dhe suksesin e shkollave. Si do ta mbyllim në epokën e fabrikave të diplomave pa vlerë. Po te përndjekurit pse do të gjejnë më në fund tek PS partnerin që u ka munguar në krahun tjetër, çfarë do të bëjë qeveria jonë për garantimin e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”,- u shpreh Rama. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2013, ora 19:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori