Bashkëjetoi 8 vite me Gabriel Garkon, aktorja e njohur: Nuk kryem kurrë marrëdhënie (FOTO LAJM)

Aktorja e njohur italiane, Eva Grimaldi, e cila ka bashkëjetuar për tetë vite me aktorin Gabriel Garko, ka treguar detaje nga marrëdhënia e tyre.

Në një intervistë për “Chi”, ajo tha se ata ishin nj çift, por e vetmja gjë që mungonte ishte seksi.

“Historia jonë u krijua katërmbëdhjetë vjet më parë. Nuk kishte kurrë seks, ai kishte nevojë për mua dhe unë gjithmonë e mbrojta atë. Por ekziston një dashuri e thellë që na lidh, akoma sot, dhe kjo shkon përtej sferës fizike … madje do të isha martuar me të ose do të kisha një fëmijë me të”, thotë ajo.


Shtuar 6.10.2020 18:03