Elon Musk vjen në Greqinë, miliarderi i Tesla-s zgjedh Mykonosin për pushime

Miliarderi Elon Musk ka zgjedhur që pushimet e kësaj vere t’i shijojë në Greqi. Ai ndodhet në Mykonos.

Nga pamjet e qarkulluara në rrjet, miliarderi i Teslas shihet mbi një gomone në ujërat e Mykonos, në zonën e Agia Anna.

Siç shihet dhe në video, Musk ka bërë daljen e parë në restorantin “Spilia”,  ku ai hëngri drekë me shtatë persona, katër burra dhe një grua.

Veç këtij momenti, ai nuk është parë më në ndonjë klub nate dhe askush nuk e di se në çfarë hoteli apo vilë po qëndron.

Pushimet në Greqi me siguri do ta ndihmojnë heqë mendjen përkohësisht nga beteja e ardhshme ligjore me Twitter. Kujtojmë se  kompania po kërkon 44 miliardë dollarë nga Musk në shkelje të kontratës.

Çdo verë, Mykonos bëhet një vend tërheqës për elitën nga e gjithë bota. Aktorë dhe njerëz të biznesit, politikanë dhe sportistë të famshëm mbushin hotelet dhe plazhet e ishullit për të kaluar kohë të jashtëzakonshme./albeu.com


Shtuar 16.07.2022 22:28