Policia kufitare e Durrësit ka
nisur zbatimin e një plani masash për të evituar mbytjen e pushuesve. Forcat e policisë
kufitare detare kanë
nisur kontrollet përgjatë vijës
bregdetare nga grykëderdhja e lumit Shkumbin, deri në zonën e Shëngjinit.
Policia po mbikqyr me motoskafe vijën
bregdetare dhe deri tani ka gjobitur pronarët e tetë mjeteve, kryesisht motor uji, të cilët kishin mangësi në dokumentacione. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2012,
ora 12:29