Kontributi i çameve për Pavarësinë
Instituti i Studimeve për Çamërinë ka zhvilluar të premten një konferencë shkencore lidhur me përpjekjet e çameve dhe kontributitn e tyre për Pavarësinë e Shqipërisë. Historiani i njohur profesor Pellumb Xhufi vleresoi kontributin çam dhe solli dokumenta të reja në lidhje me ta.

"Po flitet shumë e shumë për rolin që Camëria dhe patriotët e saj kanë patur në ngjizjen e Pavarësisë. Janë dokumenta që ilustrojnë historinë e një treve për të cilën njohim akoma pak sot. Në fakt dokumentat që unë ekspozova tregojnë pikërisht që çamët pavarësisht ndarjes fetare në të krishterë apo ortodoksë në shekullin e 15-të, të 16-të, të 17-te, të 18-të kanë bashkëjetuar në mënyrë shembullore kanë shkëmbyer, janë martuar, kanë dhënë dhe kanë marrë me njeri-tjetrin, të bindur sepse i përkasin të njëjtit komb dhe kjo del në mënyrë të qartë", tha Xhufi. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2012, ora 17:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori