E FUNDIT/ Gjykata merr vendimin e papritur për banorët e Astirit
Kontriboi për rikonstruksionin e konvikteve, Bashkia e Tiranës nderon familjen Sadushi
Thirrjes së kryeministrit Edi Rama dhe Bashkisë së Tiranës për të dhënë një dorë në rikonstruksionin e konvikteve në “Qytetin Studenti”, iu përgjigjën menjëherë disa nga bizneset shqiptare. Një prej tyre ishte edhe kompania e familjes Sadushi, e cila iu bashkua nismës “Adopto një konvikt”, përmes së cilës, deri në verë, bashkia synon të ndërhyjë fillimisht në mjediset e përbashkëta të godinave, e më pas edhe nëpër dhoma.

Në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi Arben Sadushit “Medaljen e Mirënjohjes”. “Zakonisht në bashki nderojmë presidentë, kryeministra që vijnë nga jashtë, apo kryetarë bashkie që na vizitojnë nga vende të tjera, por ndonjëherë harrojmë që heronjtë e vërtetë i kemi këtu mes nesh. Siç respektojmë dhe nderojmë të huajt, çka është shumë e rëndësishme, s’duhet të harrojmë të vlerësojmë qytetarët tanë, duke nisur nga fëmijët e familjes Sadushi, të cilët patën idenë të ishin kontribuues në kauzën për të rregulluar konviktet e “Qytetit Studenti” dhe iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së kryeministrit, e mandej nxitën prindërit e tyre. Për këtë arsye, dua t’i jap këtë medalje mirënjohjeje familjes Sadushi, për gjithë kontributin dhe ndihmën që na dhanë në “Qytetin Studenti”, si familja e parë që iu përgjigj kësaj thirrje, edhe me shumë shpresë për një brez të ri që është i ndjeshëm”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës ftoi që kjo nismë të ndiqet edhe nga biznese të tjera. “Unë e kuptoj që është më kollaj të thuash jam “me studentët, me studentët”, por është më e vështirë të bësh diçka për ta. Si familja e parë që nisi këtë risi, jo vetëm për të qenë me studentët, por për të bërë diçka konkrete për studentët, keni gjithë mirënjohjen tonë dhe të qytetit të Tiranës”, tha ai.

Familja Sadushi vlerësoi Bashkinë e Tiranës për këtë nismë dhe nxiti bizneset e tjera që t’i bashkohen kësaj nisme, si një mundësi për të kontribuar për brezat e ardhshëm.
Shtuar më 26/01/2019, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori