Kontakti me qytetarët, në themel të punës së mjekut të familjes
"Tranformimi i sistemit shëndetësor në një sistem në funksion të qytetarit, qoftë pacient apo edhe individ i shëndetshëm, është një sfidë me të cilën unë kam zgjedhur të përballem". Kështu u shpreh sot ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova në konferencën e 10-të Kombëtare të Mjekësisë së Familjes “Transformim 2013”.


Kosova vuri në dukje lidhjen e ngushtë që duhet të ketë mjeku i parësorit me familjen dhe komunitetin.

"Tranformimi i sistemit shëndetësor në një sistem në funksion të qytetarit, qoftë pacient apo edhe individ i shëndetshëm, është një sfidë me të cilën unë kam zgjedhur të përballem. Në thelb të saj, mjekësia familjare vendos jo thjesht individin, por gjithë familjen, në qendër të kujdesit vendos jo thjesht sëmundjen, por qenien njerëzore me tërë kompleksitetin fizik, mendor, shpirtëror dhe social, jo thjesht teknologjinë mjekësore, por komunikimin njerëzor dhe atë profesional", tha Kosova

Mjekësia familjare në Shqipëri ushtrohet nga mbi 1500 mjekë në 421 qendra shëndetësore, në të gjithë territorin e vendit. Indikatorët që lidhen me nivelin e kontrollit të diabetit dhe së fundmi depistimin e kancerit të gjirit janë dëshmi të zhvendosjes së praktikimit të mjekësisë familjare bazuar në rezultate. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2013, ora 14:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori