Nga Spanja: Kontakt mes Joao Felix-PSG

Joao Felix është objektivi i radhës i klubeve të mëdha evropiane, duke përfshirë Bayern Munich, PSG dhe Manchester United.

Gazetta spanjolle “AS” raporton për kontakte të nisura tashmë mes klubit francez dhe palës së portugezit, në përpjekje për të identifikuar formulën ideale për transferimin e mundshëm që në janar gjatë merkatos së dimrit.

Joao Felix ka një klauzolë lirimi prej 350 milionë euro, një shifër e pamundur, të cilën Atletico Madrid e pretendon, megjithatë, marrëdhëniet gjithnjë e më të tensionuara mes trajnerit Diego Simeone dhe sulmuesit të çojnë drejt shitjes së tij./h.ll/albeu.com


Shtuar 20.10.2022 11:01