Konsullata shqiptare detyron gazetën e madhe turke të përgenjështrojë lajmin (FOTO LAJM)

Konsullata shqiptare në Stamboll ka reaguar pas lajmit të dhënë disa ditë më parë nga gazeta turke DailySabah ku shkruhej se Shqipëria ishte furnizuesi kryesor me një lloj tjetër droge të quajtur "skunk".

Sipas konsullatës, reagimi i së cilës është publikuar nga gazeta në versionin print dhe online, artikulli është i pavërtetë dhe Shqipëria nuk është burim droge për Turqinë.

Reagimi i publikuar nga gazeta turke

Në artikull bëhet një paralelizëm mbi zëvendësimin e drogës sintetike “bonzai” me një drogë të re të quajtur “skunk” (marijuana gjenetikisht e modifikuar), e cila, sipas artikullit nënkupton Shqipërinë si vend të origjinës.

Cilësimi i Shqipërisë si baza kryesore e furnizimit të marijuanes për tregun turk është një fakt i rëndë, duke pasur parasysh se faktet e sipërmendura e përjashtojnë këtë pretendim.

Po ashtu, një tjetër fakt i deformuar që paraqisni është se “drogërat të cilat nuk i keni përcaktuar se cilat janë, mbërrijnë nga vendet e Evropës nëpërmjet Shqipërisë”.

Në të gjitha raportet e autoriteteve turke diplomatike, policore apo shtetërore, asnjëherë nuk është pretenduar një fakt i tillë. Kjo është hera e parë që bëhet një akuzë e tillë.

Si mund të jeni në dijeni, sasia e vetme e kapur prej 1,1 ton në Bodrum mendohet nga autoritetet policore turke që mund të ketë ardhur nga Shqipëria.

Duke pasur parasysh statistikat e sipërmendura (147 ton në vitin 2016, nga të cilët vetëm 1.1 ton supozohet të ketë ardhur nga Shqipëria dhe rastet e ndalimit dhe procedimit në tremujotrin e parë te vitit 2018), vlerësojme se nuk është Shqipëria burimi kryesor i kanabisit në Turqi.
Shtuar më 25/05/2018, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori