Konstituohen 2 bashki të tjera, betohen kryebashkiakët e rinj
Ditën e sotme janë konstituuar Këshillat Bashkiakë të Pustecit dhe i Kuçovës. Njëkohësisht janë betuar kryebashkiaku i ri Pustecit, Pali Kolevski dhe ai i Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Kujtojmë që gjatë zgjedhjeve të 30 Qershorit, kandidati i PS, Pali Kolefski ka marrë 1,505 vota kundrejt Edmond Themelko me 859. Kurse Kreshnik Hajdari garoi i vetëm në zgjedhje.

Një ditë më parë u betuan kryebashkiakët e rinj, Erion Veliaj, Tërmet Peçi dhe Redjan Krali dhe Haxhi Memolla. Pak ditë më parë Armando Subashi mori konfirmimin nga Këshilli Bashkiak dhe për mandatin e dytë. Erion Isai me Spiropalin në krah ka nisur punën në Bashkinë e Kolonjës. Gjon Gjonaj në Pukë është futur në zyrë dhe ka thënë se do të mësojë nga gabimet e katër viteve të shkuara. Të premten u betua dhe kreu i ri i Bashkisë Devoll, që ishte prova e parë e PD, për moslejimin e kryetarit të ri të shkonte në zyrë.



Shtuar më 31/07/2019, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori