Teksa
ditën e hënë pritet të konstituimi i
këshillit bashkiak në Shkodër, Partia Demokatike ka paralajmëruar rikthimin e protestave.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, PD i bën thirrje Rektoratit të Universitetit të
shkodrës, të ruajë asnjëanësinë institucionale dhe të mos perzjehet në lojën e Partisë Socialiste.
"
Qytetarëve të
Shkodrës i bëjmë thirrje që
ditën e hënë të bashkohen me anëtarët e
Këshillit Legjitim
Bashkiak, deputetë dhe kryesinë për të protestuar paqësisht në mbrojtje të autonomisë vendore, të drejtave pluraliste dhe demokratike që shoqëtia shkodrane ka promovuar në histori.", thuhet në një pjesë të njoftimit.
Njoftimi i plotë:
Përpjekja e 30 qershorit për të instaluar një pushtet monist është refuzuar në mënyrë plebishitare nga elektorati i
Shkodrës.
Çdo përpjekje për të injoruar me arrogance mesazhin e shumicës së
qytetarëve të Bashkisë Shkodër, përmes thirrjeve te paligjshme për mbledhjen e institucioneve moniste të demaskuara tanimë botërisht i konsiderojmë një provokim ndaj rendit normal të punëve në komunitetin tonë dhe përsëritje e veprimeve dhunuese, që kasta puniste e ushtarakëve të përdorur të Tiranës kërkon t’i rinovojë 30 vite pas përmbysjes së regjimit të etërve. .
I bëjmë thirrje Rektorit të Universitetit të
Shkodrës “Luigj Gurakuqi” të ruajë strikt asnjanësinë institucionale dhe të mos e përziejë auditorin e dijes universitare në lojën e pisët të partisë socialiste.
E njëjta thirrje i adresohet çdo drejtuesi tjetër rajonal ku shpura e të bojkotuarve do të kërkojë të fshihet për të kryer një akt të paaprovuar!
Thirrja dhe akuza kryesore i drejtohet Edi Ramës: Larg duart nga Shkodra dhe mos e shndërro kryeqendrën e Gegnisë
në një fushëbetejë të parë të përplasjes së reparteve tuaja paramilitare me qytetarët e lirë!
Ju duhet t’i kërkoni falje dhe të tërhiqeni nga Shkodra në pritje të garës së ndershme dhe jo të vijoni aksionin uzurpues ndaj saj!
Qytetarëve të
Shkodrës i bëjmë thirrje që
ditën e hënë të bashkohen me anëtarët e
Këshillit Legjitim
Bashkiak, deputetë dhe kryesinë për të protestuar paqësisht në mbrojtje të autonomisë vendore, të drejtave pluraliste dhe demokratike që shoqëtia shkodrane ka promovuar në histori.
Shtuar më 17/08/2019,
ora 14:06