Konstatimi i progresit në përmbushjen e standardeve, do ta hapë rrugën për emërimin e një emi
Pëlqej
Albeu.com
Soren Jessen Petersen do të raportojë më 27 maj para Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një progres të madh të arritur në Kosovë në fushën e sigurisë dhe të drejtave të njeriut, shkruan në një artikull ekskluziv agjencia Rojters.Agjencia Rojters në edicionin e saj të së premtes shton se “Një përqindje e theksuar e standardeve prioritare është arritur dhe nëse përpjekja dhe ritmi vazhdon kështu, ato do të përmbushen gjatë vitit 2005”.
Nëse Këshilli i Sigurimit e vërteton këtë, Kofi Anan, do ta emërojë një emisar për të bërë një vlerësim të progresit në Kosovë. Ambasadori norvegjez në NATO, Kai Aide, pritet ta bëjë këtë vlerësim, dhe, nëse ai do të jetë pozitiv, Anani do ta emërojë një emisar tjetër në shtator, i cili do të ndërmjetësojë mes Prishtinës e Beogradit, me qëllim të arritjes së zgjidhjes për statusin përfundimtar të Kosovës, në fillim të vitit 2006. rtk
Shtuar më 23/05/2005, ora 15:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori