Konsesus PD-PS, krijohet Kolegji Administrativ
Komisioni i Ligjeve
Komisioni i Ligjeve mori sot në shqyrtim projektligjin për “Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizimin e drejtësisë administrative”.

Pas diskutimeve mësohet se është miratuar me konsensus amendamenti i PS për krijimin e një kolegji administrativ në Gjykatën e Lartë, i cili do të shqyrtojë konfliktet e biznesit.

Komisioni i Ligjeve e ka marrë parasysh këtë propozim dhe ka vendosur ngritjen e këtij kolegji. Sipas këtij komisioni në përbërje të kolegjit administrativ, do jenë 5 anëtarë. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012, ora 12:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori