Konsensus në LDK: Fatmir Sejdiu, kandidat për kryetar të Kosovës
Albeu.com
"Fatmir Sejdiu është kandidat i LDK-së për kryetar të Kosovës. Kështu u vendos sot me një konsensus të plotë pas një diskutimi në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së."Siç raporton QIK-u, Kryesia e LDK-së rreth kandidatit të saj ka pasur konsultime edhe në nivele të tjera. Ndërkohë, Lulzim Zeneli, nga kreu i LDK-së, ka demantuar pohimet e QIK-ut
Fatmir Sejdiu, aktualisht është Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së dhe anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nga radhët e kësaj partie. Detaje të tjera rreth kandidatit të saj, sipas QIK-ut, Kryesia e LDK-së është pritur t'i bëjë publike rreth orës 15:00, përmes një komunikatë zyrtare.
Por, ndërkohë, Lulzim Zeneli nga kryesia e LDK-së ka deklaruar për RTK-në se Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur për caktimin e kandidatit të saj për kryetar të Kosovës. Zeneli thote së LDK për këtë çështje do të vendos pas ditëve të zisë kombëtare.
Duke pasë parasysh afrinë tradicionale të QIK-ut me LDK-në, gjendja reale mbetet e paqartë.
Shtuar më 30/01/2006, ora 17:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori