Konkurset, fitojne 2 ne 3 maturante, pranimet ne Universitete rriten me 5 mije
Albeu.com
Me rreth 5 mije eshte parashikuar te rritet numri i pranimeve ne universitete per kete vit akademik.Drejtori i Arsimit te Larte ne Ministrine e Arsimit deklaroi dje se projektvendimi i pergatitur nga MASH me kuotat e fakulteteve, datat dhe rregulloren e konkurseve pret tashme OK-in e Keshillit te Ministrave. Regjistrimet e kandidateve ne sekretarite e fakulteteve do te nisin pas 16 gushtit. Gjithcka e deklaruar deri dje bazohet ne ligjin aktual per Arsimin e Larte, qe sakteson se nuk zhvillohen konkurse vetem ne ato dege ku numri i pranimeve eshte me i madh se numri i kandidateve ne dege te caktuara, sic ka ndodhur ne eksperiencat e meparshme.
Ministria
"Propozimet e universiteteve kane mberritur ne Ministrine e Arsimit dhe ne kemi pergatitur nje projektvendim qe do te miratohet nga Keshilli i Ministrave. Ne mund te sigurojme qe ne keto momente qe pranimet do te rriten kete vit, madje me 5 mije kutoa me shume nga viti i kaluar", u shpreh drejtori i Arsimit te Larte, Agim Mucaj. E thene ndryshe kete vit pritet te ulen per here te pare ne auditore rreth 18.000 studente, nga 13 mije qe fituan vjet te drejten e studimit. Sipas statistikave rreth 25 mije maturante kane perfunduar te mesmen kete vit dhe, sikur te gjithe te jene kandidate per ne universitete, 1 ne 1.5 kandidate behet student. Por propabiliteti eshte me i madh se kaq. Pasi ne konkurset e pranimit regjistrohen ne shkalle vendi jo me shume se 20 mije vete, prej nga fitues kete vit priten 18 mije. Kjo eshte sigurisht rritja me e madhe gjate gjithe viteve te fundit, ku kuotat jane rritur mesatarisht me 1.000 me shume se viti paraardhes. Projektvendimi, sic u tha, pret OK-in e qeverise, pa u saktesuar nese ky OK do te jete i qeverise aktuale apo i qeverise se re.
Konkursi
Per sa i takon perzgjedhjes se kadidateve, ne kontekstin e premtimeve te fushates per liberalizim te pranimeve qe kete vit akademik, Mucaj theksoi se MASH vazhdon t'i permbahet ligjit aktual te Arsimit te Larte, ku konkursi bie vetem kur kandidatet regjistrohen me te pakte se kuotat e percaktuara. Gjithsesi me kete rritje te parashikuar te numrit te pranimeve nje numer shume i vogel pretendentesh do te mbeten jashte auditoreve. Rektori i Universitetit te Tiranes, ku numri i kandidateve eshte sigurisht me i madh se gjetke ne universitetet e tjera, eshte shprehur se procesi zgjedhor ka shume mundesi te ndihet edhe ne konkurset e ketij viti, jo vetem ne kuotat drejt liberalizimit, sic eshte premtuar, por dhe ne afatet e zhvillimit te konkurseve. Te cilat ka shume mundesi te shtyhen pas javes se dyte te shtatorit.
Testet
Rektorati i UT-se ka vijuar te miratoje programet e e konkurseve per secilin fakultet, sic ka bere cdo vit dhe te publikoje edhe modelet e testeve per secilin per t'iu ardhur ne ndihme konkurenteve. Rektori Rrokaj ka hedhur alternativen e shitjes se nje fondi pyetjesh nga cdo fakultet per te shmangur perfoljet e medha qe kane shoqeruar post-konkursin e cdo viti. "Ne kete menyre te gjithe do te njihen paraprakisht me pyetjet e konkursit, jo me 80 apo 100, por me 1.000 pyetje, nga te cilat nje e dhjeta do t'i takoje testit te konkurimit", eshte shprehur rektori duke justifikuar iniciativen e ndermarre per here te pare. Por kjo nuk eshte perkrahur nga te gjithe dekanet e fakulteteve, qe kane konsideruar si ndihme te mjaftueshme programin e konkursit dhe ndonje model testi. GSH
Shtuar më 12/07/2005, ora 12:22
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori