Konkurrenca, digjen dy makinat e një biznesi në Vlorë
Foto Ilustruese
Dy makina të një biznesi në qytetin e Vlorës janë djegur në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Sipas policisë mjetet i përkisnin firmës së pastrimit detar "Viron". Mjetet e djegur janë një furgon dhe një autobot. Autoboti shërbente për mbushjen me ujë të pijshëm të anijeve kurse furgoni shërbente për heqjen e mbeturinave.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori