Konkurrenti zgjedh të largohet nga emisioni: Kam nisur të kem ndjenja për Shqipen

Berati është konkurrenti më i fundit që largohet nga emisioni “Për’Puthen” në Top Channel. Ai tha se ka nisur të ketë ndjenja për Shqipen, prandaj nuk dëshiron të qëndrojë në emision. Largimi i tij u shoqërua me disa polemika, pasi djali nga Kosova u përfshi në disa debate me konkurrentët e tjerë.

Fillimisht ai sqaroi një postim të bërë në rrjete sociale ku kishte shkruar se “mbretëresha nuk ka vend tek hienat”, duke iu referuar këtu Shqipes. Më pas ai tha se këtë postim e ka pasur për Elvsin, i cili sipas tij u tregua i pasjellshëm ndaj Shqipes, duke refuzuar të shfaqet takimi me të.

Gjithashtu gishtin akuzues ai e drejtoi tek Ana, duke shtuar se edhe ajo ka bullizuar sikurse edhe Shqipja e larguar. Ana u kundërpërgjigj duke e akuzuar djalin si “dyfytyrësh” dhe akoma më rëndë i tha se është gay. Ndërkohë Berati u kundërpërgjigj duke thënë se nëse dëshiron ta vërtetojë mund ta thërrasë një natë.

“Më pëlqen Shqipja, kam ardhur për Shqipen, kam pas ndjenja dhe vazhdoj t’i kem dhe kërkoj të largohem nga emisioni sa kohë që ajo nuk është”, u shpreh ai.
Shtuar më 28/10/2020, ora 21:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori