E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
Kongresi i PS, votohet programi i ri i partisë
Gjatë ditës së sotme pritet të zvillohet Kongresi i Partisë Socialiste, ku pritet të marrin pjesë rreth 1500 delegatë.

Kongresi zhvillohet në Pallatin e Kongreseve ku pritet të votohet programi i ri politik i Partisë Socialiste si dhe ndryshimet në statutin e saj.

Gjatë Kongresit pritet që delegatët të votojnë sot për të zgjedhur edhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare, por edhe anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore.
Pritet që sekretari organizativ, Blendi Klosi të hapë Kongresin rreth orës 11:00, më pas do të nisë prezantimi i 4 shtyllave kryesore të programit politik të PS-së.

Ndërsa është menduar nga kjo forcë politike që prezantimi i platormës të bëhet nga deputetë të kësaj partie. Pjesa e parë, e titulluar “Rimëkëmbje e Ekonomisë” do të prezantohet nga deputetja Mimi Kodheli. Pjesa e dytë, e titulluar “Ripërtëritje e shoqërisë” do të prezantohet nga Valentina Leskaj”.

Ndërkohë që nënkryetari i grupit parlamentar i PS-së, Saimir Tahiri, do të prezantojë pjesën e tretë e titulluar “Rivendosje e demokracisë”. Ndërsa pjesën e katër të titulluar “Ribashkim me Evropën” do ta prezantojë deputeti Ditmir Bushati.

Pas mbarimit të prezantimeve të deputetëve, pritet që të marrë fjalën kryetari i PS-së, Edi Rama. Më pas punimet e Kongresit do të vijojnë me përshëndetjet e partive aleate, nga Internacionalja Socialiste, Partia e Socialistëve Evropianë dhe partnerë të tjerë të Partisë Socialiste të Shqipërisë./albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 09:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori