Kongresi i PS: Sequi, Wollfarth, Arvizu ndjekin punimet
Përveç delegatëve të Partisë Socialiste, në sallën e Pallatit të Kongreseve ndodhen edhe kryediplomatët e akrdituar në Tiranë.

Ata nuk kanë refuzuar ftesën e bërë nga kryesocialistit Rama, i cili gjatë fjalës së tij në Kongres nuk nguroi t’i përshëndeste ata.

Të pranishëm në Kongres janë disa prej diplomatëve më të rëndësishëm në vend, ku prezent është ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Aleksander Arvizu, ambasadori i delegacionit të Komisionit Evropian Ettore Sequi dhe kreu i presidencës së OSBE-së në vendin tonë Eugen Wollfarth./albeu.com/

Shtuar më 05/11/2011, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori