Kongresi i PS-së, pse Rama e ftoi Fatos Nanon
Partia Socialiste do të organizojë Kongresin e saj më datë 23 mars, në të cilin ndër të tjera do të merren mjaft vendime për zgjedhjet lokale të parashikuara këtë verë.

Në kët Kongres, Rama pritet të shpallë listën e kandidatëve për këshilltarë për Bashkinë e Tiranës.

Mësohet se aty do të mbajë një fjalë ish-kryesocialisti Fatos Nano.

Arsyen pse e kanë ftuar Nanon e ka thënë ish-Ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro.

Fatos Nano është një figurë politike historike për Partinë Socialiste. Ne nuk kemi ftuar vetëm atë, por më herët ka qenë i ftuar edhe shkrimtari Dritëro Agolli, figura historike si Servet Pëllumbi etj., të cilët kanë dhënë kontribut të madh në PS”, tha ajo. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2019, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori