Kongresi Elektoral, Rama përshëndet Fatos Nanon
Gjatë Kongresit Zgjedhor që po mbahetr në Durrës, Edi Rama ka falenderuar publikisht liderin historik të Partisë Socialiste Fatos Nanon.

“Kjo është gara më e vështirë e PS. Me këtë rast përshëndes Fatos Nano nga këto ku jam”, tha Rama.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij ai falenderoi publikisht njerëzit e tij të dashur, duke nisur me bashkëshorten, Lindën, fëmijët e tij, si dhe nënën e tij, Anetën.

Ai theksoi se pavarësisht se në këto 3 vite e gjysmë ka shkuar shumë vonë në mbrëmje në shtëpi, dera sërish është hapur me shumë dashuri.

“Në fund, një falënderim, por jo për nga rëndësia, shkon për Lindën, fëmijët, padiskutim, Anetës, që vazhdojmë të ma hapin derën e shtëpisë me dashuri në mbrëmje vonë, edhe pse këto 3 vite e gjysëm si kam kthyer asnjë përqind të dashurisë që më kanë kushtuar pareshtur”, tha Rama nga Durrës. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2017, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori