Fillon takimi i parë i i grupit punues maqedono-bullgar për ekonomi

Tërheqja e investimeve, strukturimi i instrumenteve financiare, mbështetja e start-up-eve dhe kompanive nga të dyja vendet, bashkëpunimi në fushën e inovacionit, projektet e përbashkëta para fondeve dhe programeve evropiane, si dhe rritja e tregtisë, janë temat e takimit të parë të sotëm maqedono-bullgar.

Grupi punues për ekonomi, tregti dhe inovacion mbahet në Shkup.

Grupi punues udhëhiqet nga Ministri i Financave Fatmir Besimi dhe Ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit të Republikës së Bullgarisë, Daniel Lorer.

“Ky takim i dytë i delegacioneve qeveritare të RS-së dhe Republikës së Bullgarisë, i organizuar për një periudhë të shkurtër kohore, tregon gatishmërinë për thellimin dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve”, ka shkruar ministri Besimi pas takimit.


Shtuar 1.02.2022 13:03