Shkodrani vdiq tek Infektivi, ministria: Ishte bartës por nuk ndërroi jetë nga COVID-19!

Pak minuta më parë u bë me dije se një pacient i infektuar me COVID-19 i shtruar në Infektiv ka ndërruar jetë.

Por ministria e Shëndetësisë ka mohuar lajmin se pacienti ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga virusi por si shkak e hemoragjisë cerebrale.

“69-vjeçari ishte prej 13 vitesh me tumor në kokë dhe kishte kryer 3 ndërhyrje. Kishte hemorragji cerebrale dhe ishte në gjendje të rëndë në koma”- njofton ministria.

Reagimi zyrtar i ministrisë së Shëndetësisë:

Lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një pacienti 69-vjeçar nga Shkodra me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se:

Pacienti 69-vjeçar nga Shkodra që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, ka humbur jetën si pasojë e sëmundjes hemoragjisë cerebrale (aksidentit vascular hemoragjik).

69-vjeçari ishte prej 13 vitesh me tumor në kokë dhe kishte kryer 3 ndërhyrje. Kishte hemorragji cerebrale dhe ishte në gjendje të rëndë në koma.

Sipas spitalit infektiv, 69-vjeçari nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, pasi ishte bartës i virusit, por pa shenja të sëmundjes, (asimptomatik) dhe ka ndërruar jetë si pasojë e hemoragjisë cerebrale.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’i referoheni njoftimeve zyrtare. /albeu.com/


Shtuar 18.04.2020 15:33