Konfirmohet lidhja, “Xhansu” fotografohet me aktorin turk (FOTO LAJM)

Prej disa muajsh aktorja bukuroshe turke Leyla Tanlar e njohur si “Xhansu” nga seriali “Fate të kryqëzuara” po përflitet për një lidhje dashurie me aktorin turk Genco Ozak.

Dy aktorët janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit megjithatë deri më sot kishin preferuar lidhjen mos ta bënin publike.

Mediat turke bënë të ditur se 22-vjeçarja i kishte thënë miqve të saj se është shumë e dashuruar. Së fundmi lidhja e Leylas dhe Gencos është konfirmuar nga një foto e postuar në Instagram.

Ka qenë aktori Tolga Saritas që ka publikuar një foto nga pushimet me shoqërinë dhe në të shfaqet edhe çifti i ri. Leyla dhe Genco duken të lumtur krah njëri-tjetrit teksa aktori i ka hedhur dorën në qafë bukuroshes.

Kjo është edhe foto e parë publike e çiftit dhe që sigurisht ka marrë vëmendjen e të gjithëve.


Shtuar 17.06.2020 16:13