Konflikti për pronën, plagosen dy vëllezërit
Dy vëllezër janë plagosur sot nga një 25 vjeçar në qytetin e Peshkopisë pas një koflikti për pronën. Sipas policisë Ardian dhe Shpëtim Kacianja janë plagosur në vendin e quajtur “kryeqëzimi i Veliajt”. Gjatë sherrit, 25-vjeçari Bana ka sulmuar me mjete të forta dy vëllezërit Kacianja duke u lënë disa plagë në trup. Këta të fundit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Peshkopisë ku ndodhen në gjendje të rëndë.

Ndërkohë që policia arrestoi të dyshuarin për këtë ngjarje Çerçiz Bana, 25 vjeç. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2013, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori