Konflikti ne LDK, Thaci: Jemi partner serioz qeverises
Albeu.com
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur poshtë mundësinë e destabilizimit të koalicionit qeveritar për shkak të zhvillimeve të fundit në partnerin e koalicionit, LDK. Komentet e kryeministrit kosovar, erdhën pas dorëheqjes së shefit të ekzekutivit në Lidhjen Demokratike të Kosovës Blerim Kuçi.

“Ne nuk do të na ndalë asgjë të punojmë për të mirën e qytetarëve të vendit. Qeveria aktuale është më seriozja që ka pasur Kosova ndonjëherë”, ka deklaruar Thaçi, gjatë përurimit të dy rrugëve në komunën e Klinës.

I pyetur nëse vendimi i kryetarit Sejdiu për shkarkimin e Kuçit, përbën shkelje të kushtetutës, kryeministri është përgjigjur. “Kryetari që nga nisja po e kryen detyrën e vet me nder dhe me dinjitet. Ai e kultivon unitetin shtetëror, ashtu siç e parasheh Kushtetuta”.
Shtuar më 26/10/2008, ora 19:46
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori