Inter, Zhang është rikthyer në Milano: Presidenti në Appiano, takim drejtuesit me Inzaghin

Steven Zhang është rikthyer në Itali dhe mbërriti në Appiano Gentile në mëngjes.

Sipas asaj që është mësuar, presidenti zikaltër ka drekuar me Simone Inzaghin, tek i cili ka ripërsëritur besimin e tij dhe drejtuesve të klubit, të pranishëm në Pinetina që në mëngjesin e sotëm, para se të largoheshin nga qëndra sportive.

Në këto minuta, samiti i pritshëm mes drejtuesve zikaltër dhe trajnerit është në zhvillim e sipër./ h.ll/albeu.com


Shtuar 22.09.2022 15:36